Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kush fitoi në Serbi dhe çfarë do marrin shqiptarët?

Kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi, ku edhe kësaj here ka fituar SNS-ja partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi. Ndërkohë, opozita po kërkon anulimin e zgjedhjeve pasi pretendojnë që ka pasur vjedhje të votatve. E shqiptarët besojnë që e kanë fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë. Zgjedhjet në Serbi kanë përfunduar sipas rezultatateve të para më fitoren e partisë së Vuçiqit. Mirëpo, ky rezultat nuk i ka pëlqyer opozitës, të cilët kanë kërkuar që të bëhet anulimi i zgjedhjeve në Beograd. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” kanë kërkuar që në kryeqytetin e Serbisë të përsëriten zgjedhjet. “Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal.” – kanë thënë nga ky koalicion, raporton REL. Në anën tjetër, SNS-ja ka mohuar këto akuza, duke thënë se kanë fituar në Beograd

Advertisement