Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Asociacioni – Cilat janë problemet kushtetuese që gjeti LDK?

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ngritur një sërë shqetësimesh për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. LDK ka vlerësuar se drafti përbën “rregullim autonom politik dhe territorial të serbëve të Kosovës”. Në këtë kontekst, kryesia e kësaj partie ka ardhur në përfundimin se kjo është një “çështje urgjente për trajtim kushtetues”. Në mbledhjen e saj të kryesisë së re, LDK bëri të ditur se u diskutua për planin e punës, planin organizativ të partisë, si dhe për çështjet politike kryesore të vendit. Në diskutimet për çështjes politike, fokusi kryesor i mbledhjes së kësaj partie ishte draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i propozuar nga “pesëshja evropiane” gjatë vizitës më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi.

Advertisement