Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Do shtohet presioni/ Janjiç për normalizimin marrëdhënieve Kosovë-Serbi – Shkrim nga NTV

Njohës të zhvillimeve politike kanë mendime të ndryshme për mënyrën se si do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës. Pushteti aktual, përkatësisht koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste, e pranon Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. “Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, e shkruar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ka qenë dhe do të jetë”, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një tubim parazgjedhor, më 5 nëntor. Në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Advertisement