Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | “Tradhti ndaj vendit”/ Asociacioni sipas Ramush Haradinajt

“Tradhti” ndaj vendit e quajti Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pranimin e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dokument ky i cili prej në Preambulë e parasheh për referencë Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; dokument ky i cili “garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë”; përkatësisht të Serbisë. Krejt kasta e pushtetit, tha Haradinaj në një intervistë në Kanal 10, “i kanë nda rolet në menaxhim të dëmit…qysh m’e e ba ma pak të dhimbshme” përmbajtjen e draft-Statuti të autonomisë serbe në Kosovë. Haradinaj pati akuza të rënda ndaj drejtuesve të tre institucioneve më të rëndësishme të shtetit – Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe Presidentes Vjosa Osmani – për të cilat tha se “vetëm për pak vota” janë në gjendje “të shkaktojnë edhe luftë…për të mirëmbajtur popullaritetin e tyre”.

Advertisement