Aktualitet
Arian Çani: Berisha do iu habisë, do shfaqet si robot kur ta arrestojnë
Gazetari Arian Çani “zbuloi” disa nga arsyet pse ndaj ish-kryeministrit Berisha do të caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas Çanit, e para, një masë e tillë bëhet për t’i ulur hundën Berishës, por dhe për të testuar sa janë aktiv mbështetësit dhe simpatizantët e tij.
Ai shtoi se një arsye tjetër është dhe marrja e selisë së PD dhe dhënia e saj Luzim Bashës si kryetarin që njeh gjykata të Partisë Demokratike.
“Berishës do i heqin të drejtën e komunikimit, do ta izolojnë dhe nga rrjetet sociale.
Berisha do vazhdojë të jetë i izoluar për aq kohë sa selia të merret godina. Do duhej luftë e madhe për ta marrë selinë me Berishën brenda fizikisht.
Rama s’merret me këto detaje, e bëjnë këta të tjerët. Dhe godina do kthehet te i zoti. Arresti I shtëpisë do vazhdojë sa të zgjidhen të gjitha këto. Nuk po bëhet vetëm për këtë, por është dhe për t’I ulur hundën, për të testuar a ekziston më “Berishizmi”. Janë shumë arsye në lojë është edhe godina e PD.
E dini ju që po u izolua e imagjinoni çfarë do të ndodhë aty në Partinë Demokratike. Të gjitha skenaret janë poshtërime për Berishën”, Çani.