Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar ka masakruar me mjet prerës babain e tij 71-vjeçar.
Adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain, sipas mediave greke.
I akuzuari ka qenë duke pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë dhe në momentin kur babai i tij, është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë.
71-vjeçari ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës, derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë.
Menjëherë pas krimit, 16-vjeçari ka kontaktuar në telefon me një shok të tij, si dhe nënën dhe vëllain e tij, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se 71-vjeçari kishte plagë të shumta në kraharor, bark, syrin dhe veshin e majtë.
Sipas hetuesve grekë, besohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë, është bërë abuzimi kronik që 71-vjeçari ka ushtruar ndaj nënës dhe vëllai të tij 19-vjeç.