Connect with us

Aktualitet

U kapën në “shtëpi bari”/ Shqiptari apel drejtësisë britanike: Na ktheni në atdhe

Dy shtetas shqiptarë të kapur në një “shtëpi bari” në Cardiff të Britanisë janë dënuar nga gjykata. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Zenel Sulaj dhe 31-vjeçarin Sali Kadria.

Mediat vendase raportojnë se shqiptarët u kapën brenda një banese që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit. Në tre dhomat e banesës, policia gjeti sasi të mëdha të bimës narkotike me një vlerë tregu prej rreth 700 mijë paund.

Zenel Sulaj i tha gjykatëses se kishte harxhuar kot dy vitet e fundit, duke i kërkuar që ta dëbojë sërish në Shqipëri. Nërsa Kadria rezulton se është i proceduar dhe për tentativë për të komunikuar me një vajzë të mitur. Një video e tij teksa tentonte të takohej me minorenen është hedhur në faqet “online” britanike që gjurmojnë pedofilët.

Avokati i tij mbrojtës tha se Kadria ishte detyruar të largohej nga Londra për shkak të videos dhe turpit, si dhe kishte menduar t’i jepte fund jetës. Gjykata vendosi dënimin e Kadrisë me 14 muaj burg dhe Sulajt me 6 muaj burg, dhe dëbim pas përfundimit të dënimit.

Sali Kadria
Advertisement