Connect with us

Sport

Rrapaj e ka një çmim, Partizani mendon për transferimin e lojtarit “më të mirë” në Shqipëri

Është një nga ata që cilësohen “margaritarë”.Arinaldo Rrapaj i bën punë Partizanit në fushë, por edhe në tregun e futbollit.Pasi shënoi golin e fitores në finalen e Superkupës ndaj Egnatias, dhe pasi u shpall “më i miri” lojtar në Shqipëri për këtë vit, mesfushori është pranë një transferimi të mundshëm.Shitja e kartonit mund të ndodhë në janar, pra pas pak ditësh, por ndoshta edhe në verë.Burime në klub pohojnë për se ekzistojnë dy skenarë për 22-vjeçarin.Njëri prej tyre është nëse kartoni i Rrapajt do të shitet plotësisht, dhe në këtë rast, Partizani do të kërkonte jo më pak se 800 000 euro, pse jo edhe 1 milionë.Versioni tjetër është që të kuqtë të mbajnë një përqindje të kartonit, 10 apo 15 për qind, në varësi të akordit me klubin tjetër, dhe në këtë rast mund të pranoheshin edhe rreth 400 000 euro.Për momentin, Rrapaj vazhdon të jetë pjesë e skuadrës që pritet të drejtohet nga Orges Shehi, që fitoi titullin e Superkupën dhe synon ta fitojë sërish Superligën.Interesim për lojtarin ka nga shumë kampionate, si Turqia apo Austria.

Advertisement