Kosova
Kurti po mundohet të bëhet “baba” i shqiptarëve/ Opinioni i analistit të njohur
Analisti Fatmir Sheholli ka komentuar situatën politike në Kosovë dhe zhvillimet në rajon.
Sheholli u ndal dhe te hyrja e Vetëvetëndosjes në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ku LVV do të jetë pjesë e koalicionit të opozitës, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN).
Sheholli tha se kjo lëvizje e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, do të dështojë ashtu sikurse tentativa e tij për të garuar me subjektin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri.
Sipas tij garimi i Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoni vetëm sa dëmton shqiptarët aty dhe përkrah partinë pro-ruse VMRO-DPMNE.
“E provoi ta bënte në Shqipëri dhe të gjithë e kanë pare sa vota morri. E njëjta gjë ka për të ndodhur dhe në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka kurrëfarë ndonjë mundësie që të ketë ndonjë rezultat ndryshe. Vendimi I Kurtit I bën dëm shqiptarëve atje dhe ndihmon partinë pro-ruse dhe pro serbe VMRO-DPMNE” – ka potencuar Sheholli.