Connect with us

Sport

Atalanta nuk fal në “shtëpi”, Gjimshiti eleminon Bajramin nga Coppa d’Italia

Mund të thuhet me plot gojë, se janë një nga pretendetët kryesorë për fitimin e trofeut të Kupës së Italisë. “Bergamaskët” e Atalanta fituan me rezultatin e thellë 3 me 1, me skuadrën e Berat Gjimshitit që fitoi përballjen ndaj Sassuolo-s së Nedim Bajramit, për t’i eleminuar këta të fundit, nga Coppa d’Italia.

Për fitoren e vendasve në “Geëiss Stadium”, menduan belgu Charles de Ketelaere e rusi Aleksey Miranchuk, me këtë të parin që shënoi një dopietë në minutat 24’ e 63’, si dhe asistoi golin e tretë të partnerit të tij të sulmit, në minutën e 71’-të. Për të “vulosur” rezultatin, 3 me 1 mendoi mesfushori rumun Daniel Boloca, i cili çoi topin në rrjetën në minutën e 95’-të.

Falë këtij rezultati, Atalanta shkon në fazën e çerek-finaleve, të Kupës, ku tashmë përballë do të ketë një kundërshtar dinjitoz, siç janë “Kuqezinjtë” e Milan, përballje kjo që pritet të zhvillohet më tej gjatë muajit janarit, por që ende nuk është përcaktuar një datë fiks.

Advertisement