Connect with us

Pinknews

“Këtë vit dua të shikoj lidhje gay në ‘BBVIP’/ Ronaldo Sharka i habit të gjithë

Moderatori Ronaldo Sharka mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Wake UP”, i cili ndryshe nga herët e tjera ka treguar pritshmëritë që ka këtë vit për banorët e “Big Brother VIP 3”.

Ai tha që konkurentët duhet të kenë një strategji ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, teksa shtoi se banorët duhet të sjellin gjëra të reja që nuk janë bërë ndonjëherë në publik si lidhje dashurie mes dy djemve ose dy vajzave.

 “Do doja të shihja një histori dashurie ndryshe, ndoshta mes dy vajzave apo mes dy meshkujve. Do doja të shihja shumë gjëra këtë vit që nuk janë parë në Big Brother-at në Shqipëri, por që nëpër botë ndodhin. Është momenti që personazhet që do futen t’i vënë gishtin kokës dhe të sjellin gjëra për publikun që nuk janë bërë ndonjëherë.”- tha ai.

Ndër të tjera Ronaldo tha se mund të kishte fituar “Big Brother VIP 2” nëse nuk do ishte mbylluar në emocione dhe prekur aq shumë nga situatat, ndërsa u shpreh se kjo gjë i ka ngelur peng.

Më ka ngelur peng vetëm një gjë, që nuk vazhdova atë në të cilën unë njihem në gazetari, ku më besoni se ndoshta do qeshni, por nëse unë nuk do isha mbyllur aq shumë në emocione, nuk do isha prekur aq shumë, nuk do isha aq shumë i ndjeshëm, unë mund të isha dhe fituesi i BBV2. Mund të qeshni sa të doni tani, por duke njohur potencialin tim dhe sesa lëmsh mund ta bëja shtëpinë por dhe sesa poshtë mund ta vija dikë me argumente, mund ta fitoja “BBV”– tha Ronaldo.

 

Advertisement