Heidi Baci, protagonistja e edicionit të fundit të Grande Fratello, e cila u largua nga loja pas 40 ditësh, pas takimit me babain e saj, është konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania, shkruajnë mediat italiane.
Por atyre nuk iu ka shpëtuar as pjesa ku Heidi flet me banorët rreth eksperiencës në Itali,ku ndër të tjera shprehej se babai i saj nuk kishte probleme me moshën rreth saj dhe Massimilianos,por karakteri i tij mbytës dhe posesiv ndaj bukuroshes shqiptare,ndaj edhe ndërhyri.
Diçka tjetër që ajo tha ishte se moderatori i “Grande Fratello-s”,Alfonso Signorini kishte mbajtur më shumë se njëherë anën e Massimilianos duke e përdorur historinë.
“Rri në Shqipëri,këtu nuk na mungon”
“Shikoj që ka ndryshuar program por jo sjellje,fakti që vazhdon flet për Varresen të bën të kuptosh çfarë njeriu është..”
“Ajo nuk besohet,iku menjëherë në një tjetër spektakël.Vetëm këtë ka në mendje?”
“Herët ose vonë të gjithë e tregojnë veten,nuk më ka pëlqyer kurrë”
Këto janë vetëm pak nga qindra komentet që ajo ka marrë.