Connect with us

Pinknews

Thumbon këngëtarin?/ Godet Roza Lati: Burrin e dua me kostum, jo me streçe

Moderatorja Roza Lati është një nga personazhet më të rëndësishëm të ‘Big Brother VIP 3’.

Prezantuesja ka folur me banorët e tjera për partnerin e saj, për të cilin thekson se e do me kostum dhe jo me streçe, duke thumbuar kështu këngëtarin Stine, me të cilin ka qenë e lidhur disa vite më parë.

Po ashtu ajo deklaron se nuk e do partnerin të famshëm, pasi sipas saj fama të jep shumë presion.

“Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat.

Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani.

Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion.

E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha ajo.

Advertisement