Lifestyle
A është normale të flasësh me veten, sipas psikologëve?!
Ju mund të keni një rreth të gjerë miqsh, kolegësh me të cilët bëni diskutime, dërgoni mesazhe darkave, shkëmbeni ide dhe debate për çështje të ndryshme, por në fund e kuptoni se personi me të cilin merreni vesh më mirë është vetja juaj.
“A është normale të flas me veten?” mund të jetë një nga pyetjet tuaja.
Kemi lajme të mira. “Është normale,” thotë Craig Kain, një psikolog dhe psikoterapist.
“Të flasësh me veten është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë”. Ndërsa ne mund të flasim shpesh me veten, ka shumë njerëz që ndihen jonormalë për këtë gjë, sepse nuk është diçka që ne e diskutojmë shpesh.
E vërteta është se është e zakonshme që njerëzit të flasin me veten gjatë gjithë ditës, por ndonjëherë kjo vetë-bisedë mbetet në kokën e tyre.
Tre arsye të tjera pse është krejtësisht normale të flasësh me veten:
1. Ndihmon me emocionet
Biseda me veten mund të jetë qetësuese. Ju flisni më ngadalë se sa mendoni, kështu që kur jeni duke folur me veten, kjo ju ngadalëson dhe është e dobishme kur filloni të ndiheni të trullosur ose keni panik.
2. Inkurajoni veten
Të flasësh me veten mund të jetë një mënyrë e mirë për të inkurajuar veten. Fjalët e mira për veten mund të kenë një efekt të ngjashëm, citon Anabel.
3. Fiksoni gjëra në kokën tuaj
Dëshironi të mbani mend emrin e personi që keni takuar në një moment të bukur të jetës suaj? Flisni me veten për këtë. Dëgjimi i vetes duke folur mund t’ju ndihmojë të ruani informacionin.