Kosova
E pabesueshme/ Vuçiç pranon dhe dorëzohet, ja deklarata e tij
Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka folur për grupin e strukturuar kriminal të Milan Radoiçiçit, i cili nga Qeveria e Kosovës është shpallur grup kriminal e terrorist.
Ai tha se Qeveria e Kosovës ka bërë që Vuçiç, Edi Rama dhe opozita në Kosovë të humbasin shpresat për realizimin e ëndrrave të tyre.
“Siç duket, Qeveria e Kosovës, tri vite nga fitorja bindëse me 51% të votave popullore, pra qëkurse ka marrë shtetin në dorë, ua ka humbur shpresën Vuçkës dhe mbështetësve të tij në Kosovë si edhe Kristaqit në Shqipëri e veçmas opozitarëve dhe shitësve të vendit, ua ka lënë thesin të zbrazët!” – deklaroi Geci, duke shtuar se kjo më së shumti vlen për ish kryeministrin Haradinaj, kryeministrit Edi Rama dhe shitësve, duke iu hequr miliardat nga tavolina
“Qeveria aktuale me arritjet e saj, ‘dogji’ grupin kriminal të LDK-së dhe të PDK-së, Listën Serbe të Radoiçiçit, të mbështetur nga Vuçiçi me logjistikë, armatim dhe financa. Përmes të këtij grupimi politik e kriminal, disa nga opozitarët e sotëm janë bërë multimilionerë!” – potencoi Halil Geci.
Sipas tij, me futjen e këtij grupi në Interpol, Amerika edhe Perëndimi ua kanë humbur krejtësisht shpresën ,Vuçiçit dhe opozitës në Kosovë.
“Deklarimi i Vuçiçit tregon se mundi i tij ka ikur kot së koti, teksa pranoi se dy milionë serbë kanë emigruar nga Serbinë dhe në shumë qytewte, numri I popullsisë ka rënë ndjeshëm. Ai u dorëzua në gjunjë para Albin Kurtit” – Deklaroi veprimtari i LDK-së, Halil Geci.