Bota
Alarmohen qytetarët/ Një person i armatosur merr peng 7 punonjës
Një person i armatosur ka marrë peng të paktën shtatë punonjës në një fabrikë të grupit amerikan Procter & Gamble, në periferi të Stambollit.
Mësohet se pengmarrja është kryer për të kundërshtuar operacionet ushtarake izraelite, të miratuara nga administrata amerikane, në Rripin e Gazës.
Pamjet e publikuara nga shtypi turk tregojnë makinat e policisë që bllokojnë hyrjen e fabrikës, ndërsa raportohet se pengmarrësi hyri në ambientet e saj rreth orës 15:00.