Bota
Hebrenjtë pështyjnë priftin në Jerusalem
Dy të rinj hebrenj ultra-ortodoksë janë vendosur në arrest shtëpiak, pasi kanë pështyrë dhe sharë një prift katolik në malin Sion.Ngjarja fillestare nuk u kap nga kamera, por dëgjohet qartë zhurma e pështymës. Schnabel dhe Amiri vazhdojnë të ecin nëpër qytetin e vjetër, megjithatë, të njëjtët të rinj u afrohen përsëri, pas së cilës ata pështyjnë përsëri Schnabel. Njëri prej tyre dyshohet se e ka shkelmuar.
Një tjetër video e regjistruar nga Amiri tregon Schnabel duke tentuar të fotografojë fytyrën e të riut për t’ia treguar foton policisë.“Nuk ke të drejtë të më prekësh dhe të më pështysh”, i thotë në anglisht njërit prej burrave, ndërsa tjetri përpiqet të ndalojë gazetaren të filmojë.Një nga të rinjtë i afrohet Shnabelit duke e sharë, megjithatë, i moshuari ndërhyn dhe në hebraisht e bind atë të largohet.Njëri prej të rinjve, i cili është 17 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa keqbërësi tjetër u arrestua në banesën e tij gjatë ditës.