Connect with us

Bota

SHBA sulmon sërish Houthin

Ushtria amerikane konfirmoi sot se kreu sulme të reja kundër pozicioneve të rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët po përgatiteshin, sipas Uashingtonit, të lëshonin raketa të shumta.Sulmet e para filluan rreth orës 21:00 dhe më pas sërish në 23:30. Agjencia e lajmeve Houthi Saba.net raportoi se sulme të reja amerikano-britanike u kryen në provincën Hodeidah.Sulmet u raportuan në Sulayf.Që nga nëntori, rebelët Houthi kanë vënë në shënjestër anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin, në një shenjë “solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës, ku lufta po shpërthen midis ushtrisë izraelite dhe Hamasi.

Advertisement