Bota
Danimarka: Moska mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda 3-5 viteve
Danimarka duhet të përshpjetojë investimet në mbrojtje pasi Rusia po riarmatoset më shpejt sesa pritej dhe mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda 3-5 vjet, tha ministri danez i Mbrojtjes Lund Poulsen.
“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre deri në pesë vjet Rusia të testojë forcën e nenit 5 dhe solidaritetin e NATO-s. Ky nuk ishte vlerësimi i NATO-s në vitin 2023. Kjo është njohuri e re që po shfaqet tani.”, tha ai.
Poulsen vuri në dukje se nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Danimarkën, por se aleanca mund të përballet me sulme hibride që synojnë destabilizimin e situatës në një nga vendet anëtare të NATO-s.