Bota
Dalja e parë publike e mbretit Karl pas diagnostikimit me kancer
Mbreti Karli mori pjesë sot në shërbimin e së dielës në Sandringham në daljen e tij të parë publike që kur Pallati Buckingham njoftoi diagnozën e tij të kancerit.Anëtarët e publikut e panë mbretin teksa ecte jashtë kishës së Shën Marisë Magdalenës në pronën e tij në Sandringham në Norfolk. Monarku u shfaq i buzëqeshur dhe me humor dhe përshëndeti fotografët.Në krah të tij ishte mbretëresha Camilla, e veshur me një pallto të bardhë dhe një kapele të zezë e të madhe. Çifti mbretëror u mirëprit nga Reverend Paul Williams.Dalja e tij e parë publike vjen pas mesazhit, në të cilën ai falënderoi njerëzit për mbështetjen dhe urimet e tyre të mira pas njoftimit për sëmundjen e tij.