Connect with us

Aktualitet

Revoltohet Andi Bushati: Ka amerikanë maskarenj që na thonë se…

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u diskutua për vizitën e Sekretarit Blinken në Tiranë dhe mbështetjen që ai i dha Edi Ramës, duke e quajtur një “udhëheqës të shquar”.

Në emision pati debate lidhur me këtë mbështetje që Blinken i dha kryeministrit.

Ervis Iljazaj: E tha edhe Bushati që po mbështet një regjim.

Andi Bushati: E mbaj mend kur u ngritën adoleshentët për Klodian Rashën, doli Yuri Kim dhe tha “I them pushtetarëve të vjetër të ndërpresin trazirat”. Edhe kunër adoleshentëve e mbrojti regjimin. Po të vinte Saliu sot, prapë do të bëheshin me Saliun ata.

Ervis Iljazaj: Ngritët një diskutim që Amerika është me të fortët.

Andi Bushati: Kundër interesave të shumicës së shqiptarëve, edhe kur bëhet me Saliun edhe kur bëhet me Edi Ramën.

Ervis Iljazaj: Pra Amerika është shkatërruese e demokracisë?

Neritan Sejamini: E ka shkatërruar vetë Shqipëria, në fakt se nuk e kemi ndërtuar asnjëherë, prandaj nuk ka çfarë shkatërron Amerika.

Andi Bushati: Ka një pakicë këtu, që ne sigurisht nuk kemi bërë demokraci normale, por ka një pakicë që mundohet të na mbushë mendjen se po jetojmë një demokraci që po evolon. Ka edhe maskarenj amerikanë që u japin të drejtë kësaj. Jam kundër këtyre. Mirë ia thonë Yuri Kimit, më shumë u zbukurua Yuri Kimi sesa Monika Kryemadhi këto tetë vjet!

Prec Zogaj: Kur flasim në emër të pakicave dhe shumicave, duhet të referojmë sondazhet.

Advertisement