Kosova
Vuçiç shpall fajtor Radoiçiçin për Basnjkën/ Ja për çfarë e akuzon
Duke folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, kur u vranë tre serb dhe një polic i Kosovës, për të cilin regjimi në Beograd u etiketua gjerësisht si organizator, dhe Milan Radoiçiç, nënkryetar i atëhershëm i Listës Serbe, kryesuesi i “punëve të mëdha”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dy ditë më parë tha se organet kompetente do të ngrenë kallëzime për vepra penale “për shembull shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“E si mund t’i akuzojmë ata të Banjskës për ndonjë vepër tjetër penale kur do të dalin dhe do të thonë “ne bëmë punën tonë, sepse sipas rezolutës 1244 Kosova është e Serbisë dhe sipas asaj rezolute duhet të ishin 1000 ushtarë dhe policë në kufi dhe ne na duhej të mbronim vendin tonë’. Çfarë do t’u themi atyre? Për këtë do dënohen? Ose do të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe do t’i dënojmë nga ky këndvështrim” – tha Vuçiç.
Kujtojmë se kërkesa nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, është që Milan Radoiçiç, i cili pesë ditë pas sulmit në Banjskë (më 29 shtator 2023) dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe dhe pranoi se ishte përgjegjës për sulmin, të arrestohet dhe të ndiqet penalisht
I fundit në serinë e “presioneve” ishte nga senatorja amerikane Jean Shahin, i cili javën e kaluar në Mynih, gjatë një konference për sigurinë ku mori pjesë edhe presidenti serb, kërkoi arrestimin e Milan Radoiçicit.
“Milan Radoiçic pranoi se ishte përgjegjës për sulmin që ndodhi më 24 shtator. Kjo është arsyeja pse ai duhet te arrestohet dhe dënohet dhe nga ana tjetër, Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje” – tha senatorja amerikane
“Organit kompetent – prokurorit publik – i është sugjeruar që të ngrihet aktakuzë, madje I është sugjeruar kualifikimi i veprës penale me shpjegim krejtësisht jashtëligjor, ekskluzivisht politik, i cili është i parëndësishëm. Për më tepër, rrethana lehtësuese janë sugjeruar edhe për bashkëpunëtorët e tij” – komentoi për median opozitare ‘Danas’, Vesna Rakiç Vodineliç, profesoreshë e drejtësisë në Serbi.