Sport
Leverkusen thyen rekordin/ Kryesuesit e Bundesligës kanë 33 ndeshje pa humbje
Shkojnë drejt titullit duke shkruar historinë. Leverusen mesa duket do t’i lerë pas sezonet e shumta kur ka dalë I dyti në Bundesligë, dhe do të arrijë triumfin suprem.Fitorja 2-1 ndaj Maincit ishte me fat, por gjithsesi e merituar, ndërsa diferenca me Bajernin ndjekës shtohet gjithnjë e më shumë.E veçanta tjetër e sfidës ishte goli i Granit Xhakës dhe festimi i tij.
Kapiteni i Zvicrës i shqetësoi fillimisht të gjithë.Më pas shqiptaro-zvicerani u kuptua se po bënte shaka, dhe nuk ishte i dëmtuar.Mainci luftoi fort, u mbrojt ashpër dhe vetëm gabimi I portierit e dënoi.E përditshmja “Bild”: Dëshira e madhe sjell fitoren! Shabi Alonso tërbohet, por ka fat!
Po ashtu, gazeta thekson shakanë e Xhakës me titullin: Alonso u desh të përmbante mjekët e skuadrës!“Bild” ka hapur tashmë votimin që tifozët të tregojnë se kë pëlqejnë më shumë si trajner të Bajernit, Alonson, Zidanin apo rikthimin e Hansi Flikut.Leverkusen me teknikun bask po arrin kulme, dhe ja ku vendosi një rekord në Bundesligë.“Aspirinat” kanë 33 ndeshje radhazi pa humbje, me 29 fitore e 4 barazime, ndërsa shifrën më të lartë e mbante Bajerni me 32.Kur duhen edhe 11 javë deri në përfundim, Bajer nuk ka asnjë humbje këtë sezon të Bundesligës.