Aktualitet
Moti i keq në vend, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore
Me përkqësimin e kushteve atmosferike të moti janë rikthyer edhe reshjet e dëborës në zonat malore. Reshtjet më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe malësisë së madhe.
Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit- Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë dëborë pastrueset ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë.
Deri më tani nuk ka bllokime të qarkullimit ka por automjetet duhet të lëvizin me goma dimri ose me zinxhirë.
Aktualitet
Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit
Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.
Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.
Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.
6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.
Aktualitet
“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente
Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.
“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.
Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.
Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.
Aktualitet
Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Aktualitet
Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar
Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.
Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
Aktualitet
Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit
Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.
Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.
Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.
Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.
-
Bota6 hours ago
Tronditëse/ Të shtëna me armë, plagoset kryeministri…
-
Kronike7 hours ago
‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit
-
Pinknews6 hours ago
‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë
-
Kronike7 hours ago
‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?
-
Aktualitet7 hours ago
Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit
-
Kosova9 hours ago
Metamorfoza e Albin Kurtit dhe preferenca e humbur për Joe Biden
-
Kosova11 hours ago
Kosovizimi i Greqisë dhe çaji osman në Athinë
-
Pinknews5 hours ago
Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët