Kosova
Varhelyi: Tensionet e vazhdueshme në veri – shkak që BE-ja ende pa opinion për aplikimin e Kosovës
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE nuk është shqyrtuar ende për shkak të ngritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, teksa dhe përmendi vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarin serb në territorin kosovar.
Kosova dorëzoi dokumentacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por BE-ja ende s’ka marrë ndonjë vendim se si do të procedohet, dhe arsye për këtë janë tensionet e vazhdueshme midis Prishtinës dhe Beogradit, konsideroi komisioneri hungarez.
Ai theksoi se në vend të de-eskalimit të situatës, ngarjet e fundit dëshmuan të kundërtën.
Kurse Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, theksoi se ka pasur shumë vonesa në procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur sikurse pritjet e gjata për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe procesin e stërgjatur të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.