Kronike
Goditi me grusht për vdekje 55-vjeçarin, ja me sa vite burg dënohet djali i anëtares së KLP
Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg. Autorit është pranuar akuza ” vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka .
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.