Politike
32 vite nga fitorja e parë/ Berisha kompleksohet nga diferenca e moshës: 32 herë më i motivuar
Sali Berisha ia ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se është 32 herë më i motivuar në betejën kundër diktaturës, sipas tij të instaluar nga ky i fundit.
Në protestën e zhvilluar në atë që tashmë ka marrë emrin ‘Rruga e Shpresës’, Berisha u shpreh se kauza e drejtë nuk njeh moshë.
“Të garantoj se pas 32 vitesh, Sali Berisha është 32 herë më i motivuar në betejë kundër teje, kundër diktaturës tënde. Mos mendo o mjeran diferencën e moshës, se po ta them këtu para shqiptarëve, kauza e drejtë nuk ka moshë. Kauza e drejtë nuk vdes kurrë. Moshën e përcakton kauza që mbron. Idealet që mbron. Ti je kalbësirë, je një hajdut që vjedh nga mëngjesi gjer në darkë. I rrethuar nga një bandë Dumanësh, Krajësh dhe llumi gjokërash me shokë. Ti nuk ke shpresë mor, nuk ke të ardhme. Kurse unë sot ndjehem po aq i ri sa 32 vite më parë, po aq i fuqishëm. Se kauza ime është po ajo, kauza e pavdekshme”- tha Berisha.
Ish kryeministri i është rikthyer qeverisjes së tij, ku sipas tij, viti 2008 ishte viti kur PD ndau epokat. Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së PD-së, u la pas epoka e varfërisë dhe Shqipëria hyri në epokën e prosperitetit.