Connect with us

Politike

Meta: Altin Dumani që bën si i fortë ka deklaruar…

Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prkuorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si  i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, tha Meta në Opinion.

Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me McGonigal.

“SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur?

Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta. I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë.

Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”

Politike

Erisa Xhixho feston ditëlindjen, Meta e surprizon/ Ja dhurata që ka zgjedhur për deputeten (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Ersa Xhixho feston ditëlindjen, dhe presidenti i kësaj PL-së Ilir Meta ka vendosur që ta urojë publikisht. Nëpërmjet një video mesazhi të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale, Meta uron Xhixhon dhe i bën me dije se do ti dhurojë një shall të ekipit skocez Celtics.

‘Shall i Celtics për ty, jo që të ndryshosh skuadër, por janë dy ngjyra që të shkojnë më shumë!’- tha Meta.

Nga ana tjetër Meta ka shkruar edhe një mesazh në rrjetet sociale.

‘Edhe 100  pranvera të reja për Erisa Xhixhon. Shëndet, lumturi në familjen e saj të mrekullueshme dhe Suksese të reja në angazhimet politike dhe profesionale! Ajo gjithmonë na ka bërë krenarë me integritetin, modestinë, energjinë dhe Pozitivitetin e saj! Urime edhe Eneas, Henrit dhe uraganit në rritje Nikolit se ata kanë lindur të gjithë në një javë!  Lule dhe mbarësi gjithmonë!’-shkruan Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha nxjerr VIDEO-n: Si gënjeu sot Rama paturpësisht se medemek s’ka sulmuar asnjë gazetar

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Berisha ka publikuar një video ku tregon të kundërtën e asaj ç’ka pretendon Rama.

Ai shton më tej se edhe Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e Edi Ramës si organizatë mafioze që janë.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu sot paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Ndiqni videon për të dëgjuar veç një rast që vërteton të kundertën e kësaj që Rama thotë.

E vërteta e madhe është që Edi Rama, mediat e gazetarët i ka sulmuar, ka mbyllur kë ka dashur, i ka tallur, i ka bullizuar, i ka vendosur epitete. Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e tij si organizatë mafioze që janë.

Të gjithë janë në garë kush ta kopjojë më mirë.

Elisa mban rekordin në fakt në këtë adhurim ndaj Skënderbuçit të saj, teksa flet jo vetëm me gojën e Ramës, por dhe gjestet e tij.

Continue Reading

Politike

Emiriana Sako del nga SPAK: S’ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas gati dy orësh.

Ajo sqaroi paraqitja në SPAK, “nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”. Po  ashtu, ajo mohoi të jetë thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se përse kryebashkiakja e Durrësit doli sot para prokurorëve të posaçëm.

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë/ Balla: Përfshihen njerëz të krimit në Shqipëri dhe BE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione të tilla të vijojnë të konsolidohet për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokakt pse nuk goditen”, tha Balla.

Continue Reading

Politike

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së saj në Prokurorinë e Posaçme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING