Connect with us

Politike

“Janë bërë bashkë me Edi Ramën”/ Bardhi shkarkon dy mbështetësit e Bashës

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar sot me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri.

Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.

Oriola Pampuri mbante postin e zëdhënëses së grupit parlamentar Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliun, postin e sekretarit të grupit.

Ai theksoi se është e papranueshme që dëshirojnë të varrosin çështjen ashtu si Edi Rama, ndërsa shtoi se edhe pse ka pasur respekt kjo është një vijë e kuqe.

Gazment Bardhi: Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për t’i dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme./vizionplus.tv

Politike

Meta: Ajo që ka ndodhur me Berishën është çmenduri

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha sulmon Dumanin e SPAK: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.

Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”

Continue Reading

Politike

Argita Berisha Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen “Berisha” në Strasburg

Argita Berisha, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar në A2 CNN arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin njoftuar.

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Argita Berisha tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Berisha tha se procesi po zvarritet edhe me qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Berisha

Continue Reading

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Pasuese e Berishës? Argita e pranon dhe ‘fik’ Bardhin: Gati për çdo pozicion në PD!

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë Demokratike, duke lënë të hapur edhe mundësinë e drejtimit të Partisë Demokratike.

“Kam qenë shumë e vërtetë në ato që kam thënë. Nuk e kam parë kurrë politikën si fushën ku do të doja të jepja kontributin tim. Unë kam qenë gjithmonë e lidhur me politikën. Jam shumë e kënaqur me profesionin që bëj. Si shumë shqiptarë të tjerë nuk e shikoj aktivizimin në politikë si një çështje timen kryesore, rrethanat e sollën që mora këtë rol, për të cilin nuk isha pishman që nuk e kisha marr deri tani. Unë shpresoj shumë që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre dhe aktivizimi im të mbetet publik për kaq sa ka qenë i nevojshëm dhe jo më tepër.

Megjithatë, unë i qëndroj asaj që kam thënë se jam e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm për të çuar përpara një kauzë në të cilën besoj dhe nuk kam asnjë lloj hezitimi për të ndërmarrë një veprim të tillë”.

Alba Alishani, drejtuesja e Debat i bëri Malltezit pyetjen e drejtpërdrejtë, duke i thënë nëse do të jetë e gatshme të marrë edhe karrigen e babait të saj nëse do të jetë e nevojshme.

“Unë jam fare e gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë.

Nuk kam asgjë konkrete për momentin, përveç planit që mbështetja ime është e pakufizuar dhe veprimi im nuk mund të kufizohet me barriera subjektive. Unë nuk trashëgoj karrigen e babait, por ajo që do të bëjë nëse është e nevojshme është që do të garojë si çdo njeri për çdo lloj pozicioni”, tha Malltezi në A2 CNN.

Në fund, Argita Malltezi theksoi se për këtë ajo nuk ka diskutuar konkretisht me Sali Berishën, por thekson se ai ia ka dhënë mbështetjen edhe publikisht.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING