Aktualitet
Tritol në banesë/ KLGJ merr vendimin, merr 6 muaj në mbrojtje gjyqtarin Tonin Stërkaj
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin në lidhje me gjyqtarin e Shkodrës Tonin Stërkaj, të cilit iu vu tritol në banesë ditën e djeshme.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se KLGJ mori në mbrojtje gjyqtarin Stërkaj për gjashtë muaj.
Ndërkohë Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të marrin në ruajtje banesën e gjyqtarit.