Kronike
‘Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve’/ Rrëfimi i trishtë i babait të Alma Arrazit: E donte…
Dëshmi të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin nga vendimi tragjik i nënës për tu hedhur me tre fëmijët e saj në lumin Buna. Ndërkohë është zbardhur dëshmia tronditëse e babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët.
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.
Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.
“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.
Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.
“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime,” tha ai.
Pas kërkimeve të zhvilluara në lumin e Bunës është gjetur edhe trupi i fëmijës së dytë të pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë. Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.
Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje. Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, u gjet e pajetë në lumin Buna pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë. Vogëlushja u përcoll sot për në banesën fundit ndërsa vijon kërkimi për nënën dhe vëllain e saj 3-vjeçar.