Kosova
S’ka pushim nga puna, Escobar dhe Lajçak hidhen në aksion
Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që ai ka zgjedhur në negociata.
Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se me Lajcak ka biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.
I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.
Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.
Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.