Connect with us

Pinknews

‘O të hënkshin qentë’/ Nuk ka paqe mes Julit dhe Eglës: Larg qoftë të kesh një grua si ti

Egla dhe Juli janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin pasditen e sotme. Teksa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, së bashku me Françeskën, Juli i është drejtuar kësaj të fundit se Egla po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush.

Teksa aktorja ishte prezente, reagoi dhe nisi një debat mes dy banorëve.

Pjesë nga debati

Juli: Po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush! Larg qoftë të kesh një grua në shtëpi si kjo.

Egla: Ik mor, o mashtrues, o ordiner!

Juli: Do të japësh shembullin e grave ti që lë pjatat atje dhe nuk bën asnjë punë? Komunikimin nuk e ke, pastërtinë nuk e ke, mirësinë jo. Ti vjen këtu e s’thua një mirëmëngjes o të hënkshin qentë! Larg qoftë me pas një njeri si ti afër.

Egla: Po ik o mbushu, ik gridu, mos të pafsha sytë! Do të them ty mirëmëngjes unë.

Advertisement