Politike
“Disa na nxorën pengesa për takimin”, Klosi nga Athina: Të zgjidhim me negociata problemet që krijon politika
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë se ka patur probleme në realizmin e këtij takimi. Klosi tha se u krijuan pengesa artificiale me poltikën që nuk donet që të mbahej ky takim. Ai shtoi se me negociata do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon.
“Mirënjohje dhe falënderime pafund. Në këtë tubim duhej të ishte një gjë fare e thjeshtë, se sa thjeshtë duhej të ishte organizuar ky takim. Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në realizmin e këtij takimi. Jemi sot me Ramën, sot në turin ‘Krenar për Shqipërinë’ që nis këtu në Athinë, pastaj në Milano, Londër, kudo ku ka shqiptar, për të folur me ta.
Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e takimit, pengesa artificiale, njësoj si politika kërkon të krijojë konflikte, në kundërshtim total me frymën dhe pjesëmarrjen e këtyre njerëzve. Politika përpiqej ta pengonte takimin. Nga kjo sallë e mbushur me europianë, jam i bindur se njësoj siç kapërcyem, duke folur dhe duke negociuar, ja dolëm t’ia zgjidhim. Me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë”, tha Klosi.