Aktualitet
Anila Hoxha: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit
Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.
Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë, ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.
E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende.
Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.