Connect with us

Kronike

Krijonin të dhëna të rreme për të denigruar titullarët, arrestohet gazetari dhe punonjësi i AMP

Një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një gazetar janë arrestuar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijonin të dhëna të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme me qëllim denigrimin e figurës së tyre.

Të arrestuar janë Regina Omeri, punonjëse e AMP-së Durrës dhe gazetari Ervis Hasanaga
“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon sot policia e Tiranës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni u kodua ‘Antonimet’

 

Advertisement