Connect with us

Kosova

Rama dhe Kurti janë të vegjël për tu shfaqur si të mëdhenj, kryeneçësia ballkanike, nuk të çon askund

“Kosova dhe Shqipëria, së bashku në kohë të vështira dhe në kohë të mira”, tha dje presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke i pritur presidentin shqiptar Bajram Begaj në tapetin e kuq në Prishtinë. Kurse nga ana tjetër, Kryeministri Rama, i cili të hënën ishte në Prishtinë, nuk është pritur e as takuar nga homologu Albin Kurti por vetem me presidenten Osmani.

Nëse anulimi i seancës së përbashkët të dy qeverive nga Rama gati një vit më parë, më 14 qershor 2023, u interpretua si “alarm”, shmangia reciproke e dy kryeministrave 12 muaj më vonë, tregon se marrëdhëniet e tyre nuk janë zbutur aspak.

Qëndrimin në Prishtinë Rama e shfrytëzoi për të deklaruar se politika e jashtme e Kosovës është bërë e brendshme dhe se ne kete menyre, sjell vota por dëmton Kosovën ne arenen nderkombetare, dhe se pasioni duhet mbajtur larg nga politika kurse interesi kombëtar duhet të ndahet nga partia.

Sipas profesorit të së drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllum Baraliu, kjo nuk do të thotë se ka konflikt mes Ramës dhe Kurtit.

“Është çështje e pikëpamjeve personale dhe ideologjive partiake për çështje të caktuara. Realisht nuk ka asnjë dallim radikal mes tyre, as mosmarrëveshje të natyrës serioze apo armiqësi” – deklaroi Baraliu

E megjithatë, ai shtoi se edhe pse nuk dihen detaje, nga ajo që shihet publikisht apo në prapaskena, duket se marrëdhëniet personale nuk janë më të mirat, por theksoi se ato që kanë rëndësi janë raportet mes institucioneve.

“Marrëdhëniet shtetërore janë në një nivel të mirë, marrëdhëniet mes qytetarëve janë në një nivel shumë të mirë, siç i ka hije shekullit të 21-të dhe demokracisë.

Megjithatë, është e qartë se është koha për liderët ballkanikë, të cilët mendojne se përfaqësojnë shtete të mëdha dhe fuqi të mëdha, dhe se nuk janë lider te vendeve te vogla ballkanike, duhet të kuptojnë se kanë marrë besimin e qytetarëve për të përmirësuar marrëdhëniet, jetën e qytetarëve, marrëdhëniet ekonomike, dhe të mos udhëhiqem nga kryeneçësia ballkanike, sepse kjo nuk të çon askund” – theksoi profesori i te drejtes drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës.

 

Advertisement