Connect with us

Aktualitet

Gjendet pas tetë ditësh 18-vjeçarja e humbur, qëndronte me një 21-vjeçar

Gjendet pas tetë ditësh 18-vjeçarja e humbur në Lushnjë. Ishte babai i saj i cili bëri kallëzimin më 6 qershor të largimit nga banesa dhe humbjes së kontaktit me të bijën.

Bëhet me dije se e reja është kthyer pranë familjes në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu mësohet se 18-vjeçarja ka qëndruar këto ditë me dëshirën e saj me një 21-vjeçar i cili u procedua penalisht për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

21-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me Policinë për të ndihmuar në gjetjen e të resë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06.06.2024, për një shtetase 18 vjeçe që ishte larguar nga banesa, ju informojmë se ajo është gjetur dhe është kthyer pranë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore. Për këtë rast, Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i K. Penal, për shtetasin 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk ka bashkëpunuar me organet kompetente, për gjetjen e 18-vjeçares, e cila qëndronte me dëshirën e saj, me këtë shtetas.

Advertisement