Connect with us

Kosova

Vuçiç është budalla/ Bosch i ashpër me Hill-in dhe mbështetjen që po i jep Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka nxitur sërish reagime me deklaratat e tij lidhur me raportet Kosovë-Serbi.

Deklarata e tij se Serbia mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa njohje de-jure për Kosovën, po kritikohet dhe vlerësohet si e dëmshme.

Për këtë çështje foli edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Si fillim, ai u shpreh se në aspektin diplomatik, ambasadori Hill po tregohet ‘lokalist’ ndaj Serbisë dhe vleresoi se Vuçic u tregua “budalla” që nuk e nënshkroi marrëveshjen e Ohrit, e cila e kushtëzonte vetëm me njohje de facto të Kosovës, dhe jo me njohje de jure.

“Mendoj se Hill është duke u treguar i njëanshëm kurse Vucic u tregua budalla duke shënuar autogol”, deklaroi ish-ambasadori holandez.

Ndër të tjera, ne deklarimin e tij Robert Bosch potencoi se ‘lavdërimi’ i Serbisë nga ana e Hill është gjë e keqe, marrë parasysh se qeveria e re serbe në përbërje të saj ka dy ministra që janë në listën e zezë të SHBA-së.

“Dhe për sa i përket lavdërimit është edhe më keq, kjo pasi demokracia është nën presion dhe qeveria e re përfshin dy ministra që janë në listën e zezë të SHBA. Por, ndoshta qeveria autokratike i bën investimet të lehta edhe nëse njerëzve nuk u pëlqejnë” -potencoi Robert Bosch

Advertisement