Connect with us

Politike

Gaz Bardhi sjell skenarin e ri: Çfarë ndodh tani pasi morëm vulën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,  tregoi se çfarë do të ndodhë tashmë, pas marrjes së vulës me Partinë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha.

Bardhi tha se nuk do të ketë asnjë hap në shkelje me kushtetutën, ndërsa shpjegoi se në tërësi po punojnë që në kohën e duhur e në momentin e duhur të përcaktojnë strategjinë më të mirë për partinë për të kaluar pengesat.

“Kemi një plan A sa i takon mandatit. As nuk më shkon në mendje që do ketë hapa në kundërshtim me kushtetutën. Do ishte një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar, sa i takon fushatës, strategjisë së fushatës, kushtet në të cilat ndodhet kryetari i partisë, apo për shkak të kësaj edhe partia, në tërësi do duhet që në kohën e duhur dhe në momentin e duhur ne të marrim vendimet apo të përcaktojmë strategjinë më të mirë për Partinë Demokratike për të kaluar pengesën”,-tha Gazment Bardhi.

Advertisement