Kosova
DHURATA e fundit e Borrell për Kosovën, lavjerësi në kërkim të balancës së humbur
Ish-ambasadorja serbe në OSBE, Branka Latinovic, beson se propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja qe verën e kaluar për shkak të dështimit të Prishtinës për të ndërmarrë hapa drejt deeskalimit në veri te territorit, është një gjest i vullnetit të mirë në fund të mandatit të tij, edhe pse kushtet për këtë nuk janë plotësuar.
Latinovic kujtoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është pezulluar për një kohë të gjatë, duke shkaktuar një shkallë të lartë pakënaqësie në Prishtinë dhe se kjo lëvizje e Borrelit është, në një farë mënyre, një formë kompensimi.
“Sigurisht që kushtet nuk janë plotësuar, por kryediplomati bëri një lëvizje pragmatike. Politika ka të bëjë me arritjen e interesave, jo rregullave dhe dëshirave, dhe në këtë rast, padyshim, mbizotëruan disa interesa të tjera për të tentuar të japim ndonjë instrument qetësimi, i lidhur kryesisht me asociacionin” – deklaroi Latinovic e cila gjithashtu theksoi qe edhe pse Miroslav Lajçak dhe Borrell vijnë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën, ata u shërbejne institucioneve që përfaqësojnë, përkatësisht BE-së.
“Të dy kanë bërë përpjekje për t’i gjallëruar negociatat, por fatkeqësisht, situata në terren, para së gjithash në Kosovë, ishte e tillë që këto plane nuk mund të realizoheshin, duke rezultuar me sanksione minimaliste të vendosura nga BE-ja në lidhje me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mendoj se ky është një gjest që tenton të zbusë pozicionin dhe veprimet e Kurtit, i pakënaqur me faktin se kandidatura e Kosovës në Këshillin e Evropës është vënë në pritje afatgjatë, dhe kjo ka shkaktuar një shkallë të lartë pakënaqësie në Prishtinë dhe kjo levizje e Borrell është një formë kompensimi” – potencoi Latinoviç duke theksuar se ….
Borrell-it i ka skaduar mandati dhe se ai është në një mandat teknik pasi ka pasur zgjedhje për Parlamentin Evropian dhe procedura për zgjedhjen e presidentit të ri ose presidentit të Komisionit Evropian dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së tashmë është duke u zhvilluar. Raportimet në media bëjnë me dije se kryeministri estonez është kandidati i ri për postin e Përfaqësuesit të Lartë në vend të Borrelit.