Connect with us

Kosova

I VESHUR me flori, zbatimi i planit, dmth njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjithë elementet, që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir tha që edhe pse kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ranë dakord për këtë plan, të dy refuzuan ta nënshkruajnë atë.

“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej” – deklaroi eksperti amerikan.

Ai shtoi se “Në një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më tepër te Albin Kurti sesa te Aleksandër Vuçiç, veçanërisht në çështjen themelore të asociacionit të komunës, për të thyer ngërçin e krijuar”.

Advertisement