Connect with us

Aktualitet

Qeveritarët të zhytur në luks/ Eskperti i ekonomisë: Varfëria në Shqipëri në nivele alarmante

Eksperti i ekonomisë, Violdi Danaj, ka folur mbi raportin e UNICEF e cila ka gjetur se rreth 47 % e fëmijëve rrezikojnë varfërinë ekstreme.

Danaj deklaron se në vendin tonë është larguar shtresa e mesme pasi qeveria është zhytur në luksin e saj dhe nuk e ka mendjen te situata shumë e rëndë që ka prekur shoqërinë tonë.

“Nëse në 2013 ishim në varfëri ekstreme sipas kryeministrit dhe sot i bie të jemi të lulëzuar por mesa duket humnera është shumë më e thellë. Kemi mbi 2 vite që e themi se rreth 50 e popullsisë është drejtë varfërisë ekstreme.

Në një vend ku vetë qeveria, ministrat dhe deputetët janë të izoluar nga realiteti ekonomik në vend ku të kishin dhe idenë se sa janë çmimet në treg do të lëviznin diçka për ta përmirësuar.

Gjëja më e rëndë se përtej 50% që janë drejtë një varfërie kemi dhe atë shtresë të mesme të reagojë, pasi është e vetmja shtresë që përmbys pushtetet.

Dua të di se si ushqehet një fëmijë i deputetit në krahasim me një fëmijë të atyre që punojnë me punë krahu dhe e kanë rrogat 60.000 lekë, ata kanë me muaj që nuk blejnë dot një kg mish.

Ndihma sociale është nën mesataren e Ballkanit dhe si mundte që ne të pretendojmë se kemi turizëm, cili është turizmi në këtë vend që ka standardet më të ulta në rajon.”- tha eksperti

Advertisement