Connect with us

Kosova

Lajçak ‘nxjerr lakuriq’ Albin Kurtin: I gatshëm ta pranojë draft-statutin e Asociacionit siç është

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosove-Serbi, Miroslav Lajçak, ka potencuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte deklaruar i gatshëm ta pranojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – i përpiluar nga BE-ja me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ashtu siç është.

Në një intervistë për organizatën joqeveritare me seli në Kosovë, Sbunker, diplomati sllovak kujtoi se reagimi i parë i Qeverisë së Kosovës për draft-statutin modern evropian ka “qenë konstruktiv”.

“Ata kanë dërguar komentet e tyre për tekstin. Ne morëm dy grupe komentesh, një nga Qeveria, një nga Presidenca. Për këtë kemi diskutuar më 26 tetor, ku kryeministri Kurti tha se është i gatshëm ta pranojë këtë dokument ashtu siç është, me kusht që të nënshkruhet nga Kosova dhe Serbia së bashku me marrëveshjet e Ohrit”, ka potencuar Lajcak

Më 21 tetor të vitit të kaluar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, iu dorëzua draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përpiluar nga Bashkimi Evropian. Një javë më pas më 26 tetor në një takim me tre liderët kryesor të BE-së – Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u kuptua që kryeministri e kishte pranuar këtë dokument me të cilin do të procedohej tutje.

Që draft-statuti modern evropian ishte pranuar nga Kosova e kishte thënë vetë Kurti në një seancë maratonik të Kuvendit të Kosovës më 3 nëntor të po këtij viti.

Në një ekspoze të gjatë shefi i ekzekutivit e kishte shpjeguar në detaje se si u bë që Kosova pranoi këtë dokument.

Ai madje këtë draft-statut e cilësonte si “të mirë” dhe “pakrahasimisht më të avancuar” dhe garantonte se nuk është “Zajednica” e vitit 2013 e 2015.

Për Kurtin drafti evropian ishte shkruar me kujdes për “germën e Kushtetutës”

Advertisement