Connect with us

Sport

Rezultati i Shqipërisë ngre alarmin, ka dyshime për akord mes dy skuadrave në ndeshjen e fundit

Ndeshja e fundit në grup e Shqipërisë me Spanjën është parë me interes shumë të madh në Grupin E të Euro 2024, pasi fati i skuadrave atje varej direkt nga ajo që mund të bënin kuqezinjtë.

Dhe tashmë ajo që ishte një dyshim i mundshëm, rrezikon të bëhet realitet.

Për shkak të mungesës së fitores së Shqipërisë, mund të ketë një akord për një rezultat që kualifikon dy skuadra që përballen në ndeshjen e tretë.

shqiperia ramadani

Meqë Shqipëria nuk u ngjit në kuotën e 4 pikëve me një golavarazh që do të ishte të paktën 0 në rast fitoreje ndaj Spanjës, ndeshja mes Rumanisë dhe Sllovakisë vendos skuadrat në fjalë përballë një skenari shumë të çuditshëm.

Atyre u mjafton të dalin në barazim që të kualifikohen të dyja, pavarësisht asaj që ndodh në duelin tjetër të grupit mes Belgjikës dhe Ukrainës.

Rumania ka të sigurt të paktën vendin e dytë me barazim dhe Sllovakia ka golavarazhin e mjaftueshëm që të kalojë ndër të tretat më të mira.

Një akord i tillë dikur mori famë me ndeshjen mes Danimarkës dhe Suedisë në Euro 2004 ku mbeti jashtë Italia dhe kthimi i “biskotës” mes dy ekipeve 20 vite më vonë do të njolloste garën e një aktiviteti madhor si ky.

Advertisement