Politike
Rama shqetësohet për anëtarësimin në BE/ Çfarë nevojitet për të plotësuar kushtet?
Rama: E para që procesi ka rezultuar befasues për Komisioni Evropian, në aspektin e paraqitjes së skuadrës tonë kombëtarë dhe ka rezultuar i kënaqshëm në aspektin e stadit të zhvillimit ku e kemi sjell vendin. Ana tjetër është se çfarë duhet bërë akoma që vendi të plotësoj të gjitha kushtet për të qenë një vend anëtarë i BE. Pastaj vendimmarrja politike për anëtarësimin është një çështje tjetër që do të merremi të gjithë nën ndërveprimin me partnerët që dyja këto të bëhen bashkë dhe ku objektiv historik të realizohet.
Kjo vlen që të gjithë të kuptojnë që nuk ka objektivisht asnjë forcë tjetër në këtë vend të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, por ti kuptoj këto, e ti transmetoj këto. Ti transmetoj me forcën dhe aftësinë që disponon kjo forcë politike. Është shume e rëndësishme të vetëdijesohen sa më shumë qytetarë e të tjerë. Për sa kohë ne do të kemi aftësinë për të qenë të pakënaqur me veten dhe të vetë përmirësohemi në vazhdim, jo vetëm që jemi e vetmja mundësi, por ne jemi e vetmja garanci. Përndryshe ky proces është objektivisht i pamundur për këdo tjetër, sepse është një proces që kërkon eksperiencë nuk mjafton dija dhe dëshira.
Nëse do bëja një paralelizëm, nëse skuadra jonë kombëtare nuk do kishte Evropianin e dytë në historinë e vetë dhe nuk do ishte hera e parë e lojtarëve tanë, me çka skuadra jonë dha, rezultati mund të kishte qenë ndryshe. Ne jemi një skuadër që jemi mësuar të luajmë në atë lartësi dhe kemi kuptuar se çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi.