Connect with us

Kosova

Përballja e Pamëshirshme/ Kur politika dështoi dhe paqja vdiq…Serwer: Asgjë nga asnjë…

Profesori në universitetin “Johns Hopkins” ne SHBA, Daniel Serwer, në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha se që nga vitit 2013, dialogu teknik mes Kosoves dhe Serbise ka qenë më produktiv sesa ai politik. Ai u shpreh se duket që nuk ka gatishmëri nga Beogradi për normalizim politik, ndërkaq shtoi që Kosova “nuk ka bërë asgjë” për themelimin e Asociacionit.

“Nga perspektiva e profesorit mund të them se nuk ka alternativë më të mirë sesa një raport paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës. Fqinjët nuk e kanë privilegjin e injorimit nëse duan siguri dhe prosperitet. Që nga vitit 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë persa i përket arritjes së normalizimit. Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës. Prishtina po ashtu nuk ka bërë asgjë për të themeluar Asociacionin. Është me rëndësi të dihet se marrëveshjet vlejnë për të dyja palët. Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik. Duket se nuk ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Edhe nëse Beogradi i mbush obligimet sipas marrëveshjes së vitit 2013, do të doja qe edhe Prishtina ta bëjë këtë. Por nuk do të ndodhë në kushtet politike aktuale” – potencoi Daniel Serwer.

Advertisement