Sport
“Kam qenë shpesh i zhytur në baltë”, Morata: Pa bashkëshorten karriera ime do ishte ndryshe
Në një rrëfim për “El Chiringuito”, Alvaro Morata foli për problemet që e kanë shoqëruar në karrierë. Sulmuesi spanjoll se në shumë raste prej kritikave të marra, kishte menduar edhe të tërhiqej nga futbolli. Megjithatë, lojtari i Atletico Madrid tregon se ka gjetur forcën për të reaguar, edhe falë bashkëshortes së tij, Alice si dhe ndihmës së psikologut.
“Preka fundin dhe mendova të dorëzohesha. Jam përballur me shumë situate të shëmtuara në rrugë kur isha duke ecur së bashku me familjen time. Bëhet fjalë për jetën time të përditshme, kur shkoj në supermarket apo kur dërgoj fëmijët për stërvitje. Janë të paktë njerëzit që më njohin me të vërtetë. Por, kur arrijnë të më njohin më pas e ndryshojnë menjëherë opinionin për mua.
Shumë herë kam menduar të dorëzohesha, por më pas mendoja se mësimi më i mirë që mund t’i jap fëmijëve është që pavarësisht në sa shumë vështirësi dhe pengesa kam hasur, sërish ia kam dalë. Dhe kjo është një krenari më vete për mua. Tani unë kam edhe ndihmën e një psikologu, psikiatri dhe trajneri. Më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë.