Connect with us

Kosova

Vendimi i fundit, Serbia do ta dorëzojë Radojiçiçin, Serwer: Dështimi me turp i Lajçak

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka thënë se Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, “ka dështuar”, meqë sipas tij, Serbia nuk po e zbaton Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“Miroslav Lajçajk e njeh Ballkanin si çdo diplomat që ka shërbyer këtu, më mirë se 99 për qind do të thosha. Por, ai nuk ka pasur sukses. Janë dy marrëveshje që Serbia i ka mohuar dhe ky është një dështim” – ka deklaruar Serwer, sipas te cilit, në kuadër të ri-formatimit të dialogut duhet të shkohet më shumë drejt përafrimeve në çështje praktike në teren sesa drejt normalizimit politik.

“BE-ja nuk po mund të bëjë asgjë për ta detyruar Serbinë ta pranojë marrëveshjen. Mendoj se është fare e qartë se kemi nevojë për rikonceptim në dialog” – theksoi profesori amerikan

Ndërkaq duke folur për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, Server potencoi se përgjegjësi i këtij sulmi, krimineli Milan Radoiçiç, duhet t’u dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë.

“Kjo shtë e pafalshme, Radojiçiç duhet të dorëzohet në Kosovë për gjykim”, theksoi profesori amerikan.

Kujtojme se përgjegjësinë për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku, e ka marrë Milan Radojiçiç, njeri i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Vendet perëndimore, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin, si edhe kanë kërkuar që organizatorët të mbahen përgjegjës.

Radojiçiç, për këtë rast, ishte arrestuar nga autoritetet serbe, për t’u liruar vetëm një ditë më pas.

Nga ana tjetër, Kosova vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e tij dhe të tjerëve, por Serbia ka refuzuar që ta bëj një gjë të tillë.

Në fakt, shteti serb nuk është distancuar fare nga sulmi i 24 shtatorit, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare për terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Advertisement