Kosova
Qëllimi është gjakatar/ Daçiç për arrestimin e Vuçiçit në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq dënoi deklaratat e përfaqësuesve të në Prishtinës kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe tha se ato janë mesazh për të gjithë serbët nga Kosova.
“Deklaratat e përfaqësuesve të regjimit në Prishtinë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq janë mesazh për të gjithë serbët e Kosovës dhe Metohisë. Qëllimi i tyre është t’i arrestojnë dhe deportojnë të gjithë, ta pastrojnë etnikisht Kosovën dhe Metohinë nga serbët” – deklaroi Daçiç dhe theksoi se bashkësia ndërkombëtare i shikon me qetësi këto shpërthime urrejtjeje dhe zemërimi ndaj Vuçiqit, Serbisë dhe popullit serb.
“Dhe pse i shqetëson Vuçiq? “Sepse falë luftës së presidentit Vuçiq, Albin Kurti kurrë nuk do ta arrijë qëllimin e tij gjakatar dhe Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e Kombeve të Bashkuara”, tha Daçiq.
Ai gjithashtu thekson se Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla është një “një separatist i dëshmuar dhe pjesëtar i UÇK-së”
“ Ata nuk duan asnjë marrëveshje, por vetëm konflikte. Deri kur bashkësia ndërkombëtare do të heshtë dhe do të tolerojë daullet e luftës nga Prishtina. Le të vendosin ata, bashkësia ndërkombëtare dëshiron luftë apo paqe?”- potencoi ministri i brendshem serb Ivica Daçiç